¼ e gjithë trupës studentore janë pajisur me kartë studenti

Bashkia e Tiranës është e para në rang vendi që ka nisur prodhimin Kartës së Studentit, një tjetër premtim i mbajtur.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të godinës nr.6 të rikonstruktuar se falë këtij ritmi të gjithë studentët do të pajisen me karta në kohë rekord, ndërkohë që po shtohet numri i kompanive që i janë bashkuar nismës që ofrojnë çmime të reduktuara.

“Këtë javë kapim 20 mijë karta të shpërndara, do të thotë që ¼ e gjithë trupës studentore e ka marrë kartën. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm çdo javë, deri në fund të korrikut do të kemi kompletuar të gjithë studentët që janë fizikisht në Tiranë. Pastaj, kush ka mbetur, do të kemi disa zyra fikse edhe gjatë verës, edhe në shtator, derisa të kthehen në tetor. Kemi tejkaluar 100 e ca kompani private që ofrojnë ulje për kartat e studentit”, tha Veliaj.

Rezidenca Nr. 6 i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, sipas parimit të efiçencës në energji, duke ndërhyrë në të gjithë rrjetin hidrosanitar, hidroizolimin e nyjeve sanitare, tarracës, ndërhyrja në rrjetin elektrik në ambientet e përbashkëta dhe në çdo dhomë, dhe ndriçimi LED në të gjithë godinën. Është vendosur sistemi i paneleve diellore dhe sistemi i ngrohjes qendrore, si dhe është ndërhyrë në fasadën e saj duke realizuar termoizolimin e jashtëm. Salla e studimit me një kapacitet prej 30 studentësh, si dhe çdo dhomë është mobiluar, duke i sjellë shërbimin e munguar studentëve, të cilët do të kenë mundësinë të akomodohen në një godinë me kushte bashkëkohore./ATSH

Loading...