1 në 4 persona të lojërave të fatit mendojnë vetëvrasjen

1 në 4 persona të lojërave të fatit kanë menduar të paktën një herë të vrasin veten, ndërsa 73 % e tyre pohojnë se përjetojnë stres dhe situata nervozizmi që i nxjerrin jashtë kontrollit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama solli sot statistika të ndikimit negativ të  këtij fenomeni, i cili në Shqipëri, sipas tij, janë shumë më të rënda sesa mesatarja e vendeve të tjera.

“Gati gjysma e lojtarëve, pohojnë se jeta e tyre familjare është një stres i vazhdueshëm për të gënjyer e fshehur skedina dhe përfundojnë rëndom në skandale dhe divorce. Po ashtu, 68% e lojtarëve aktivë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç”, – tha Rama.

Vendimin për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove, sipas Ramës, e mbështet mbi 70% e popullsisë, por e mbështesin 92% e grave shqiptare.

“Domethënë nuk ka të majtë apo të djathtë. Ky është një vendim që shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës dhe të debatit të përditshëm politik apo shoqëror në Shqipëri”, – tha Rama. /atsh

Loading...