Të gjithëve na ka ndodhur që të njohim një person i cili arrin të përdorë më së miri dorën e majtë për të shkruar, apo për të realizuar veprime që ne të tjerët nuk do të mundnim. Më poshtë, sjellim dhjetë fakte interesante që mbase nuk i keni ditur për mëngjarashët.
Fakti 1: Rreth 5-10% e popullsisë në botë janë mëngjarashë.
Fakti 2: Mëngjarashët janë tre herë më të prirë për t’u bërë alkoolistë.
Fakti 3: Mëngjarashët e përdorin më shumë anën e djathtë të trurit.
Fakti 4: Mëngjarashët e arrijnë pubertetin rreth 4-5 muaj më vonë se të tjerët.
Fakti 5: Mëngjarashët janë më të mirë në bejzboll, tenis, not dhe boks.
Fakti 6: Rreth 40% e lojtarëve më të mirë të tenisit janë mëngjarashë.
Fakti 7: 4 prej 7 presidentëve të fundit të SHBA-së janë mëngjarashë.
Fakti 8: Mëngjarashët që e përfundojnë universitetin bëhen 26% më të pasur se të tjerët.
Fakti 9: Gratë të cilat mbesin shtatzënë gjatë moshës 40-vjeçare kanë 128% më shumë gjasa që të lindin një fëmijë mëngjarashë se sa gratë në të 20-at e tyre.
Fakti 10: Mëngjarashët priren të jenë më të mirë në matematikë dhe në arkitekturë, përderisa djathtakët janë më shumë gojarisht të talentuar.
10 fakte interesante që nuk i keni ditur për mëngjarashët
Loading...