“10 milionë kush ma bie kokën e Albin Kurti”. Kërcënimi me jetë i Albit…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.
Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka shkruar se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”. Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castro.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.
Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se çështja është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Kurti ishte kërcënuar edhe më parë përmes rrjeteve sociale.

Loading...