Nëse kjo nuk do të ishte arsyeja e mjaftueshme për ta vizituar, vitin e ardhshëm është përvjetori I 100-të i Festivalit me famë botërore të Salzburgut, një festë vjetore verore me muzikë, teatër dhe ngjarje kulturore që zhvillohen në të gjithë qytetin.
Salzburgu, në Austri, sapo është emëruar qyteti më i mirë nga Lonely Planet për tu vizituar në vitin 2020.
Një shembull i një qytet-shtet kishtar, qendra historike e tij është e vendosur në mënyrë ideale midis Europës Veriore dhe Jugore.
Rezultati ishte një qytet i paprekur barok ku përzierja e kulturave italiane dhe gjermane shihet qartë gjatë një shëtitje nëpër këtë zonë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Lista e plotë prej 10 qytetesh:
Salcburg, Austri
Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kajro, Egjipt
Galuej, Irlandë
Bon, Gjermani
La Paz, Bolivi
Koçi, India
Vankuver, Kanada
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Denver, Shtetet e Bashkuara të Amerikës