10 vendet më misterioze në botë!

Secili ka dëgjuar ose lexuar për Trekëndëshin e Bermudës dhe misteret rreth tij. Teoritë për këtë temë ndryshojnë nga të arsyeshme në qesharake, sidoqoftë, pa marrë parasysh se çfarë mendimi keni, ky vend është plot mister dhe panjohuri. Por, ky nuk është vendi i vetëm ku ndodhin gjëra të çuditshme. Ju ofrojmë 10 vende në tokë të cilat janë po aq misterioze.

10. Malet e bestytnisë

Sipas legjendës, rreth viteve të 1800ta, një njeri me emrin Jakov Valtc ka zbuluar një xeherore shumë të madhe, i cili prej atëherë është quajtur xeherorja e artë e humbur e holandezit. Ai ka mbajtur këtë lokacion të fshehur deri në vdekje. Xeherorja asnjëherë nuk ka qenë e zbuluar përkrah ekspeditave të shumta. Disa thonë që shpirtrat e njerëzve që kanë humbur jetën në kërkim të arit e ndjekin tërë malin.

9.Anomalia e Atlantikut Jugor

A keni pyetur ndonjëherë veten, a ka Trekëndësh të Bermudës në gjithësi? Sipas shkencëtarëve, një gjë e këtillë ekziston dhe është e quajtur Anomalia e Atlantikut Jugor. Kjo është një zonë ku ekziston radiacion i cili i afrohet më së shumti sipërfaqes së Tokës.

Pikërisht ky vend është përgjegjës për probleme të shumta me satelitët dhe fluturaket e kozmosit, si dhe probleme me programet dhe ndalimin e funksionimit të tyre.

Arsyen e këtij problemi shkencëtarët ende nuk munden plotësisht ta kuptojnë, por dyshojnë në nivelin e lartë të radioaktivitetit e cila akumulohet në anomalinë, mirëpo nuk dihet pse kjo ndodh.

8.Liqeni Angikuni

Liqeni Angikuni është fajtor për zhdukjen e një fshati të tërë. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit 1930 kur një njeri, Xho Labell, kërkonte strehim gjatë natës. Labell e njihte fshatin e inuitëve, popullsia e të cilit ishte nga 30-2000 banorë, varësisht se cilin verzion e lexoni. Ai arriti deri te fshati dhe poashti deri te një skenë mjaft tronditëse – në fshat nuk kishte askush. Pas vetes kanë lënë shtëpi të mbushura me ushqim dhe armë, mirëpo asnjë njeri nuk ishte më në fshat.

Kështu filloi hulumtimi. Në varrezat e fshatit një varr ka qenë i hapur dhe i zbrazur. Disa metra më larg janë gjetur trupat e 7 qenve, duke qëndruar të uritur pranë shitoreve të hapura për ushqim. Disa verzione të ngjarjes thonë që janë paraqitur drita të çuditshme mbi liqen gjatë kohës së zhdukjes.

Çfarë ka ndodhur me të vërtetë? Ekzistojnë një numër i madh i verzioneve, që nga jashtëtokësorët, deri te fantazmat dhe vampirë.

7. Deti i djallit

Deti i djallit ose trekëndëshi i djallit është zonë në Oqeanin Paqësor në të cilën kanë ndodhur gjëra të çuditshme, të ngjajshme me ato në afërsi të Trekëndëshit të Bermudës. Gjendet në bregun e Japonisë, është vend i fenomeneve të shumta të paspjegueshme, duke përfshirë anomali magnetike, drita dhe objekte të paspjegueshme si dhe nënkuptohet, zhdukje misterioze.

Një tregim thotë që në vitin 1952 qeveria japoneze ka dërguar një anije hulumtuese të quajtur Kaio Maru nr.5 për ti hulumtuar misteret e Detit të djallit. Kuptohet, të gjithë 31 njerëzit në anije asnjëherë më nuk janë gjetur.

6.Rançi Bigelou

Rançi Bigelou është pronë që gjendet në pjesën veriperëndimore të Jutas dhe është shtëpi e një numri të madh rrëfimesh për trupa fluturues të paidentifikuar, copëtim kafshësh dhe paraqitje tjera të çuditshme. Edhepse ngjarjet misterioze kanë qenë të dokumentuara që nga vitet e 50ta, disa prej tregimeve më bizare u kanë ndodhur Territ dhe Guen Shermanit pasi që kanë blerë rançin në vitin 1994.

Ditën e parë pas shpërnguljes, ata kanë vënë re një ujk të madh në kullotën. Ata madje kanë përkëdhelur ujkun, sepse iu është dukur i urtë. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër ujku ka rrëmbyer një viç, dhe kur Sherman ka shkrepur revolen, plumbat nuk kanë pasur asnjë efekt. Edhe me pushkë, ujku nuk ka pasur asnjë plagë.

Kjo nuk ka qenë fundi i gjërave të çuditshme. Familja Sherman vazhdimisht janë ballafaquar me trupa fluturues të paidentifikuar dhe gjymtime të ndryshme të bagëtisë. Situata është përkeqësuar aq shumë, saqë në vitin 1996 kanë vendosur të shesin rançin Robert Bigelous, i cili ka dashur të hulumtojë misteret rreth tij.

5. Point plezant

Ky vend është i mbështjellur me ngjarje tmerruese dhe misterioze. Ngjarja më e njohur përfshin një krijesë të quajtur Motmen, e cila nga nëntori të vitit 1966 deri në dhjetor të 1967, vazhdimisht ka terorizuar komunitetin. Mbi njëqind njerëz nga ky vend janë dëshmitarë okular të këtij përbindëshi, një njeri i gjatë 2 metra, me sy të ndritshëm të zi dhe krahë me gjerësi prej 3 metrave.

4. Trekëndëshi i Miçigenit

Trekëndëshi i Miçigenit është edhe një trekëndësh gjeografik që gjendet në mesin e liqenit Miçigen. Edhe ky vend është fajtor për zhdukjen misterioze të një numri të madh anijesh dhe aeroplanësh. Zhdukja më misterioze ka qenë ajo e fluturimit 2501 më 23 qershor 1950. Rreth mesnatës, piloti i aeroplanit ka kërkuar leje për të ateruar në lartësi prej 3600 metrave, pa treguar ndonjë arsye specifike. Kërkesa ka qenë e refuzuar. Nga ai moment, komunikimi me aeroplanin ka marrë fund.

Është e njohur se pozita e tij e fundit ka qenë mbi Trekëndëshin e Miçigenit. Pjesët dhe trupat e udhëtarëve asnjëherë nuk janë gjetur.

3. Lugina San Luis

Lugina San Luis gjendet në pjesën jugore të Kolorados dhe është zonë e pasur me fenomene të paspjegeshme, duke përfshirë trupa fluturues të paidentifikuar dhe gjymtime të shumta të kafshëve shtëpiake. Trupat fluturues të paidentifikuar kanë qenë një paraqitje aq e shpeshtë, saqë një grua ka vendosur një kullë në pronën e saj, e cila ka regjistruar më tepër se 50 fluturake.

Përveç këtyre dëshmive, edhe më tmerruese janë tregimet e gjymtimeve të kafshëve në atë rajon. Çdo gjë ka filluar në vitin 1967 me kalin Snipi. Snipi është gjetur pa tru, ndërsa qafa dhe eshtrat e tij kanë qenë tërësisht të zhdukur. Që atëherë janë gjetur qindra gjymtime të paspjegueshme të kafshëve, të gjitha me dy karakteristika të përbashkëta – asnjëherë nuk është gjetur gjak rreth kafshëve, dhe të gjitha kafshët kanë pasur prerje precize.

2. Trekëndëshi i Beningtonit

Edhe një trekëndësh. Ky gjendet në pjesën jugperëndimore të Vermontit dhe në këtë vend kanë ndodhur 5 zhdukje nga viti 1945-1950.

Këtu është zhdukur 75vjeçari Midi Rivers, më 12 nëntor 1945, pastaj Pola Velden, vajzë 18 vjeçare e cila ka dalë për të ecur më 1 dhjetor 1946 dhe asnjëherë nuk është kthyer, pa asnjë gjurmë. 3 vite më pas, përsëri më 1 dhjetor 1949, veterani Xhejms Tetford është kthyer me autobus nga vizita e familjarëve të tij. Dëshmitarë e kanë parë në stacionin e autobusave, mirëpo kur autobusi ka arritur në destinacion, ai nuk është dukur, ndërsa bagazhi i tij ka qenë ende në autobus.

Më 12 tetor 1950 është zhdukur 8vjeçari Pol Xhekson, derisa nëna e tij ka ushqyer derrat. Djali asnjëherë nuk është gjetur. Zhdukja e fundit ka ndodhur më 28 tetor 1950. Frida Langer ka qenë duke ecur me kushërirën e saj në malin Glastenberi dhe ka rrëshqitur në një përrua. Ajo ka vendosur të kthehet dhe ti ndërrojë rrobat, mirëpo që atëherë nuk është gjetur më asnjë gjurmë prej saj. Pas një kohe, trupi i saj është gjetur në një rajon, krejtsisht i hulumtuar pas zhdukjes së saj.

1. Trekëndëshi Brixhuater

Ky vend konsiderohet si misterioz duke filluar nga dëshmitë për krijesa të gjata, leshatuke të ngjashme me majmunët si dhe shpendë të mëdhenj e të çuditshëm. Përveç kësaj, ekzistojnë një numër i madh i dëshmive të gjymtimeve të kafshëve. Disa njerëz mendojnë që këto gjymtime kanë qenë kulte satanike, mirëpo askush nuk di se nga kanë ardhur kafshët. Poashtu, trekëndëshi ka qenë vend i trupave fluturues të paidentifikuar të cilët datojnë që nga viti 1760, kur gjoja se është vënë re një sferë e zjarrtë e cila ka qëndruar pezull mbi Anglinë e Re. Që atëherë gjëra të paspjegueshme kanë ndodhur vazhdimisht, duke përfshirë aterime të fluturakeve të paidentifikuara, helikopterë misterioz të zi etj.

Loading...