Një vajzë 10-vjeçare ka arritur rezultatin më të lartë të mundshëm në inteligjencë, gjatë një testi në Mensa IQ, duke mposhtur Albert Ajnshtajnin dhe Stephen Hawking.
Freya Mangostra kreu testin në tetor kur ajo ishte vetëm 10 vjet e gjysmë, mosha më e re e lejuar për t’iu nënshtruar provës.
Vajza nga Moseley, Birmingham, arriti 162 pikë në testin Cattell II B i cili shqyrton arsyetimin verbal. Rezultati i saj është dy pikë mbi Ajnshtajnin, i cili besohet të ketë një nivelin e inteligjencës 160, njëjtë si Profesori Hawking.
Rezultatet e Freya-s në test nënkuptojnë është zyrtarisht një “gjeni”, sipas zyrtarëve në Mensa.
Jo vetëm që Freya është gjeniale kur bëhet fjalë për arsyetimin verbal, por ajo gjithashtu ka një rrip të zi në taekwondo dhe shijon të shkruaj histori, drama, si dhe të luaj shah.