Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një vajzë e mitur pretendon se është dhunuar nga i ati i saj, për shkak se ai nuk e lë atë që të luaj në kompjutër. Raportohet se e mitura ka shkuar në polici bashkë me mësuesen e saj për të denoncuar të atin, ndërsa ka thënë “Jam në klasën e pestë, kam ardhur bashkë me mësuesen që të denoncoj babain tim, i cili nuk më lë të luaj në kompjuter.”
Burime për Gazeta Si bëjnë me dije se e mitura e cila ndjek shkollën në Kamëz ka thënë në komisariatin numër 5 të Policisë në Tiranë se i ati i saj i bërtet kur e shikon që qëndron shumë para laptopit, ndërsa ka patur raste që e ka goditur edhe me shpullë.
“Mami punon pastruese edhe babi punon. Mami është në shkollë. Një fondacion na solli dhuratë një “laptop” gjatë pandemisë dhe e përdorim të dyja me motrën. Duke qenë se qëndroj shumë para kompjuterit, babai ka ndryshuar, ka filluar të më bërtasë dhe kur nuk i jam bindur, në disa raste më ka gjuajtur me shpullë. “Ulu mëso, ne po punojmë për ju” më ka thënë.”-shprehet fëmija që i ka kërkuar mësueses kujdestare ta shoqëronte në polici, pasi do t’u thoshte atyre diçka shumë të rëndësishme. Fëmija me inicialet N.N. vazhdon në denoncim, duke këmbëngulur se u dhunua.
“Babai më qorton, nuk më lë të luaj e të qëndroj në pc gjatë. Do që vetëm të mësoj. U tregova shoqeve të klasës dhe më shpjeguan se ato qëndronin gjatë në kompjuter dhe luanin dhe kuptova se kjo sjellje e babait ndaj meje është dhunë.”- tha ndër të tjera e mitura.
“Mami dhe motra nuk bëjnë presion, më lejojnë të luaj sa herë të dua unë. Babai sa hyn në shtëpi kërkon të kuptojë a kam mësuar dhe më qëllon me shpulla”-shtoi 10-vjeçarja.
Menjëherë pas regjistrimit të kallëzimit, është thirrur babai i denoncuar. Nga ana tjetër i ati këmbëngulur se kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Nuk është e vërtetë. Unë i dua të dyja vajzat si dritën e syve të mi. Punojmë të dy si prindër e rropatemi që mos t’u mungojë asgjë”.-tha i ati i të miturës. Të njëjtën gjë konfirmon edhe e ëma: Jam e habitur se si vajza jonë kërkon hetime për babain ne i kritikojmë të dyja, pasi duam maksimalen, kemi merak për to dhe s’po kuptoj çfarë e ka shtyrë të voglën të vijë në polici.
Ndër të tjera, i ati i vogëlushes ka shtuar:
Ndonëse jam invalid, jeta ime është mes spitaleve dhe punës së vështirë që bëj. Nuk dua që vajzat e mia të kenë jetë të vështirë si ne ndaj u kërkoj të studiojnë.
Ndërkohë, burime për gazeta si bëjnë me sije se do ta referojnë të atin e vogëlushes në gjende të lirë pasi ka pranuar se ka ushtruar dhunë verbale, por jo fizike.