100 kompani: ‘Jemi drejt kolapsit, rezistojmë vetëm një muaj.Do të shkurtojmë punëtorët’

100 kompani prodhuese të mëdha dhe të mesme, që operojnë në vend nëpërmjet një sondazhi të kryer nga Bashkimi i Prodhuesve, kanë vënë në dukje situatën e vështirë në të cilën po kalon aktiviteti ekonomik.

Ajo çfarë konstohet është se 70% e tyre paralajmërojnë shkurtim të punonjësve, ndërsa thonë se mund të rezistojnë maksimumi një muaj me aktivitet të mbyllur.

Situata duket pesimiste pasi sipërmarrjet kanë raportuar probleme me furnizmin më lëndë të parë nga importi, rënie të porosive nga partnerët si dhe tkurrje të shitjeve.

Pjesa më e madhe raportojnë rënië të shitjeve me më shumë se 50% ndërsa pritshmërit për më tej mbeten pesimiste.

Më shumë se gjysma e kompanive të anketura thonë se mund të përballojnë pagat e punonjësve vetëm për muajin Mars. Por 18% e tyre nuk e mundësojne as për këtë muaj.

Një numër i vogël thonë se mund të paguajnë punonjesit edhe për dy muaj në vijim. Por sa mund të rezistojnë bizneset në këtë situatë?

64% e tyre thonë se mund ta mbajnë hapur aktivitetin për një muaj. Ndërsa 13% rezistojnë deri në tre muaj. Impaktin më të madhë negative e kanë akvitetet eksportuese të cilët parashikojnë një rënie të eksporteve bazuar edhe në kontratat aktuale.

Ajo çfarë rezulton nga anketimi është se kapacitet prodhuese janë ulur në mënyrë drastike. 56% e sipërmarrjeve pohuan se ata i shfrytëzonin maksimalisht kapacitetet e tyre para pandemisë, citon vizionplus. Ndërsa aktualisht vetëm 10% e tyre janë në punë me kapacitet të plotë.

Loading...