100-vjetori i Luftës së Vlorës/ Monumenti historik, vepra nga duart e Kristaq Ramës mbart me seriozitet përballë kohës barrën e kujtimit

Sot është 100-vjetori i Luftës së Vlorës, një nga momentet më të shënuara të historisë, ku patriotët shqiptarë zhvilluan një seri betejash me ushtrinë italiane.

Kryeministri Rama uroi sot mirëmëngjes me një video me pamje nga monumenti historik kushtuar Luftës së Vlorës, vepër e skulptorit Kristaq Rama, babait të Kryeministrit.

I vendosur në një nga kodrat më të bukura të qytetit ky monument i restauruar nga bashkia e Vlorës i është shtuar listës së stacioneve të turistëve që vizitojnë Vlorën dhe simbolet e ngjarjeve të saj më të rëndësishme historike.

“Mirëmëngjes në këtë ditë të veçantë të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës”, – theksoi Rama.

Ky monument është një nga veprat e artit historik, që ndodhet në një kodrat më të bukura të qytetit bregdetar. Përurimi i restaurimit të monumentit do të zhvillohet sot në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës”./atsh

Loading...