101-vjeçari Mete Lako nga Dukati i Vlorës : “Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë…”

Mete Lako nga Dukati është plot 101 vjeç.

Edhe pse është në këtë moshë, ai vazhdon ende të punojë si blegtor.

Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive.

Çdo ditë Metja shkon në stanin e tij në malin e Dukatit për të ushqyer bagëtinë. Edhe pse stani i tij ndodhet në një terren të vështirë, ai e bën çdo ditë në këmbë rrugën dhe shkopi që mban në duar pothuajse nuk e ndihmon fare sepse ai ndihet fizikisht i fuqishëm.

Në një intervistë ai ka thënë: “Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë.” Në stanin që Metja ka bashkë me djalin e vogël ka mbi 500 kokë dhi. I moshuari ka pesë fëmijë, por jeton me djalin e vogël.

Ai tregon se jetëgjatësia e tij është e lidhur me ajrin e pastër si dhe qumështin e dhisë që ka konsumuar për ditë. Po ashtu 101-vjeçari thotë se të gjitha malet përqark nga Karaburuni dhe deri në Llogora i ka shkelur me këmbë.

Loading...