Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit ku humbën jetën të paktën 1037 persona. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike. Ndërkohë Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije. Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Loading...