Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar ushtarakët shqiptarë për 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura. Nisjen e trupave për në Afganistan, ministrja Xhaçka e konsideroi koincidencë shumë të bukur duke e quajtur “kontingjenti i 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.”
Një kontingjent me 66 ushtarakë shqiptarë, që përfshin dy toga të batalionit Komando dhe batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes u përcoll për në misionin e Nato-s në Afganistan. Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionet jashtë vendit, si dhe njoftoi angazhime të tjera ndërkombëtare për Forcat tona të Armatosura.
“Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe profesionalizmi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat aleate, për të cilat unë personalisht kam marrë vlerësime maksimale dhe të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake dhe politike të Aleancës gjatë vizitave në teatrot e operacioneve, por edhe në takime të nivelit të lartë të NATO-s.