106-vjetori i Pavarësisë, Pompeo: Përgëzojmë qeverinë për reformën në Drejtësi

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo ka uruar shqiptarët në 106-vjetorin e Pavarësisë si dhe ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në NATO në kontributin e saj për paqen në botë.

Në deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë thuhet se: “Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë. Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë”.

“Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë”, shprehet Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo.

Në deklaratë e sekretarit Pompeo vlerësohet puna e qeverisë shqiptare për sa i përket Reformës në Drejtësi.

“Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në Reformën në Drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor”, thekson Pompeo.

Po ashtu, Pompeo shton se “Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë”. /atsh

Loading...