Ai lindi më 1901 në Viktoria të Brazilit, duke u migruar në Shtetet e Bashkuara që nga fëmijëria. Sido që të jetë, ai ka bërë një jetë shëndetshme nëpërmjet aktivitetit të vazhdueshëm fizik dhe një diete të balancuar, duke ia mundësuar Lapollos jetëgjatësinë prej 114 vjetësh.Lapollo ka treguar se cilat ushqime i ka ngrënë përgjatë tërë jetës së tij, të cilat e kanë bërë atë të ndihet i fortë, si dhe t’ia përforcojë sistemin imunitar atij.
Kësisoj, për secilën prej tyre do të flitet edhe për përfitimet që sjellin ushqimet e përzgjedhura nga braziliani i moshuar.
- Hudhra
Falë vetive të larta ushqimore, hudhra mund të reduktojë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut dhe rrezikun e sulmeve në zemër.
- Çokollata
Ky ushqim ndihmon që të përballoni stresin dhe relakson muskujt, së bashku me nervat.
- Mjalti
Sekrecioni i bletëve, i cili njihet për vetitë e mëdha shëndetësore, përmban anti-oksidantë që ndihmojnë në reduktimin e nivelit të lartë të shtypjes së gjakut.
- Kanella
Kanella përmban anti-oksidantë që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, nëpërmjet përforcimit të sistemit imunitar trupor.
- Vaji i ullirit
Në vend se të përzgjedhni vaj luledielli për ushqimet tuaja, përzgjedhni vajin e ullirit. Ky i fundit është i pasur në yndyra të shëndetshme, të cilat si rrjedhojë i kontribuojnë trurit dhe zemrës.