Julia Flores Colque, boliviania e cila së shpejti do të mbushë 118 vite, supozohet të jetë njeriu më i moshuar në botë, thekson shtypi vendas.
Siç theksohet, Flores Colque, e cila jeton në rajonin e Sacabas, mund të jetë njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së japonezes së lindur më 4 gusht të vitit 1900, Nabi Tajima, në prill të këtij viti.
Në letërnjoftimin e Colque-s shkruan se ajo ka lindur më 26 tetor të vitit 1900. Përkundër moshës së shtyrë, ajo vazhdon të luajë në kitarë.
Bashkia e Sacaba-s e ka cilësuar Flores Colque-n si “trashëgimi e gjallë”.
Ndërkohë, Libri i Rekordeve Guinnes ka deklaruar se nuk është bërë asnjë aplikim në emër të bolivianes së moshuar.ATSH
Loading...