12 fustane në 3 netë të festivalit të RTSH, Alketa Vejsiu padyshim që theu një rekord.
Një prej detajeve për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan shpesh ishin fustanet që Alketa ndërroi gjatë mbrëmjes.
Këtë moderatorja e kishte bërë të ditur që para festivalit me një postim ku shkruante se do vishte 12 fustane.
Megjithatë pas kritikave të shumta, Alketa ka reaguar me disa postime në Instastory.
Ajo ka treguar se edhe prezantuesja e “Sanremos”, Michelle Hunziker ka ndërruar shumë fustane, madje më shumë se Alketa.
“Ja kush ma ka kaluar për fustane!”, shkruan Alketa duke postuar disa foto të prezantueses.
Loading...