Një fëmijë 12-vjeç me origjinë nga Shqipëria është mbytur në ishullin e Rodosit në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se i mituri është mbytur në plazhin Zefiros në qytetin e Rodosit, në rrethana ende të paqarta.
Trupi i fëmijës shqiptar u nxorr nga deti dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit ku u regjistrua. Autoritetet greke kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizës për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Loading...