“Rreth 120 anëtarë të shoqatave alpinistike të Shqipërisë, Kosovës, trevave shqiptare në Maqedoni , të apasionuarëve të ecjes në natyrë nga Berati, por edhe turistëve të huaj, marshuan këtë fundjavë drejt majës jugore të malit të Tomorit, në lartësinë 2397 metra”.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se ishte një aktivitet gjithëpërfshirës i organizuar nga ana e “AST Tomori” dhe AdZM Berat, ku rreth 120 ngjitës lartësish pushtuan lartësitë e Tomorit.
Marshimi filloi prej Teqesë ”Abaz Ali” në lartësinë rreth 1600 m dhe vazhdoi në majën jugore të Malit të Tomorit në lartësinë 2397 m dhe zgjati rreth 3.5 orë.
Në grupin alpinistik shqiptarë, u bashkuan edhe disa turistë belg që ndodheshin rastësisht në atë zonë. Aktivitete të tilla alpinistike, vazhdojnë të zhvillohen rregullisht në peizazhin e Malit të Tomorit duke synuar kapjen e lartësive maksimale të tij “çukën Partizane”. /atsh