Sezoni turistik në Shqipëri mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës nëpër rrugë.
Muaji gusht kur dhe qarkullimi i automjeteve u shtua, ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dyfishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente.
Po kështu kanë humbur jetën 17 persona vetëm në gusht, transmeton Top Channel.
Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendoset në zonat bregdetare ku ishin përqendruar pushuesit.
Por nuk mbeten më pas edhe qytetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas.
Këtë vit ka një rënie të personave të mbytur në det.
Qendra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave në shëndet ku 228 prej aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.
Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët, të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.