13 arrestime ne Itali, kapua i grupit shqiptar

Policia e Viterbos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 13 urdhër arreste për 13 persona të dyshuar si pjesë e një organizate mafioze, mes tyre edhe shqiptarë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, 11 prej tyre do të lihen në burg dhe dy në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje.

Ky grup kriminal nën drejtimin e shqiptarit Isamil Rebeshi, i cili njihej me nofkën “Ermal” dhe të italianit Giuseppe Trovato q♪7 njihej me nofkën “Peppino”, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta.

(Balkanweb)

Loading...