Sot 13 Janar dita e Policisë Shqiptare!
13 janar 1913 – 106 vjet nga krijimi i Policisë shqiptare.
Kush ishin policët e parë shqiptarë ?
Në listën e trupit të parë të Policisë (struktura dhe pagat), organizuar e miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, janë shënuar:
Hamza Isai (Isaraj)-kryekomisar, pagë 1000 grosh;
Omer Radhima-komisar, pagë 900 grosh;
Toli Stavri (Arapi)-ndihmëskomisar, pagë 700 grosh;
Avdurahman Vermiku-ndihmëskomisar, pagë 700 grosh;
Ali Dauti-agjent policie, pagë 500 grosh;
Halim Tërbaçi (Xhelo)-agjent policie, pagë 500 grosh,
Muhamet Besho Kanina-agjent policie, pagë 500 grosh;
Sadik Sinan Vranishti-agjent policie, pagë 500 grosh;
Gani Kudhësi-agjent policie, pagë 500 grosh;
Rait Efendi-agjent policie, pagë 500 grosh.
Personeli policor që ishte caktuar për të shërbyer provizorisht pranë Kryesisë së Qeverisë së Përkohshme pati në përbërje:
Yzeir Efendi, me rrogën e komisarit të mëparshëm; Hamdi Efendi, me rrogën e komisarit të mëparshëm; Refat Dibra-agjent policie; Zyhdi Përmeti-agjent policie
dhe
Xhevat Borshi-agjent policie.