14 ditë pas shtrimit në Infektiv, Andi Koraqi fiton luftën me koronavirusin

Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, është shëruar tashmë plotësisht nga koronavirusi.

Më 31 mars Koraqi shkoi për herë të parë në spitalin infektiv, por qëndroi vetëm një orë, duke konfirmuar kështu që simptomat nuk ishin shumë të rënda.

Gjithsesi më 5 prill Koraqi u shtrua në spitalin infektiv, por fatmirësisht sot raportohet se e ka mposhtur COVID-19.

Edhe rezultatet e skanerit e treguan këtë fakt, pasi rezultatet treguan që ai tashmë është negativ me koronavirus.

Loading...