14 raste të reja në 24 orë me koronavirus në vendin tonë

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë shkon në 562, ndërsa rastet e reja janë 14 në 24 orët e fundit.

Të dhënat u bënë me dije në përditësimin e fundit të Minsitrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani janë 26 personat që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra.

Njoftimi i plote nga Ministria e Shendetesise:

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 5542 teste, nga të cilat vetëm 10% e të testuarve kanë dalë pozitiv, pra shifra 562 të prekur. Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo shifër tregon “për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën”.

Deri më tani, Shqipëria shënon 26 viktima të prekur me koronavirus. shumica prej të cilëve kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

“Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”, tha Dervishi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste

Loading...