14-vjeçarja shqiptare arratiset me të dashurin

Greqi- Një e mitur shqiptare është zhdukur nga banesa që më 9 shtator. Dyshohet sevajza është arratisur me të dashurin nga ishulli Kos për në Athinë.
Zhdukja e vajzës u denoncua nga babai i saj 47-vjeçar më datë 11.09.2022, rreth orës 02:35 minuta, në Departamentin e Sigurimit të Kos.

Ai ka deklaruar se e ka parë vajzën e tij për herë të fundit të premten, më 9 shtator 2022 rreth orës 07:00 kur ajo doli nga shtëpia për të shkuar në punë.

Rreth orës 08:30 e ka kontaktuar në celularin e saj dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë e saj.

Ai e telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoqeje me të cilën e dinte se po shoqëroheshin dhe i tha të kthehej në shtëpi.

Pasditen e datës 11.09.2022, një shtetas shqiptar 49-vjeçar ka shkuar në Departamentin e Sigurisë në Kos dhe ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me vajzën 14-vjeçare në një vend të panjohur.

Loading...