15 emigrantë shtypen tragjikisht nga treni,i zuri gjumi nga lodhja

Nje ngjarje tragjike ka ndodhur me nje grup emigrantesh.

Pesëmbëdhjetë punëtorë kanë humbur jetën tragjikisht pasi u shtypën nga një tren mallrash në Indi.

Emigrantët te lodhur i kishte zënë gjumi në shinat e trenit në Aurangabad dhe më pas treni u ka kaluar sipër.

Grupi prej 20 vetash ka qene duke ecur në këmbë nga Jalna për në Bhusaval, një distancë prej 157 kilometrash.

Katër nga të mbijetuarit po ndihmohen nga policia njoftuan autoritetet, ndërsa i pesti është shtruar në spital me lëndime te lehta por pa rrezik per jeten.

Polici tha se eshte duke mbështetur emocionalisht të mbijetuarit përpara se t’u tregojnë detaje rreth atyre që kanë ndodhur.

Emigrantët mund të kenë menduar se si pasojë e situatës së koronavirusit trenat nuk qarkullonin më dhe pasi kishin ecur për një distancë të gjatë, fjetën në shina

Loading...