Një vajze 15-vjeçare ka marrë dhuratën më të madhe të jetës së saj pas një operacioni që doli me sukses.
E reja nga Kina vuane nga një sindromë, që e ka trashëguar nga nëna, e cila bën që fytyra e saj të duket shumë vite më e plakur se mosha reale.
Ajo ishte përballur vazhdimisht me tallje të pashpirt nga kushdo që e kishte pranë apo e ndeshte rrugës, dhe kjo e kishte bërë edhe më të mbyllur në vete dhe me një psikologji të rënduar.
Por fati i saj i buzëqeshi ku një organizatë bamirëse mori përsipër që të paguante një ndërhyrje kirurgjikale, e cila kushtonte 56 mijë paund.
Një operacion që zgjati 7 orë e 30 minuta, por me një rezultat fantastike, që e bëri atë të duket njëjtë me moshataret e saj. Operacioni është kryer një muaj më parë, por rezultatet u bënë publike në media dje.
Kirurgët hoqën disa centimetra lëkurë të tepërt dhe riformuan hundën, vetullat dhe gojën e adoleshencës. Doktoresha Shi Lingzhi, drejtoresha e Spitalit Kirurgjik Plastik Shenyang Sunline, tha se aj i ka bërë një zbritje prej 70% të vlerës së operacionit, pasi personat që dhuruan për këtë ndërhyrje ishin të shumtë.
Adoleshentja shpërtheu në lot kur pa veten e saj krejtësisht ndryshe, dhe kur takoi prindërit e saj pas ndërhyrjes. tvklan.al