15-vjeçari me kancer ngushëllon të vëllanë pasi i tregoi se do të vdiste/ Fotoja që përloti botën

Një imazh tronditës që tregon një djalë 15-vjeçar, i cili vuan nga kanceri, teksa ngushëllon vëllain e tij që qante pasi i tregoi se do të vdiste së shpejti, ka përlotur shumë njerëz.

Adoleshenti, i quajtur Ian, u diagnostikua me osteosarkoma, një lloj kanceri i kockave, në vitin 2019, raporton abcnews.al.

Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe për muaj të tërë bëri kimioterapim familja e tij u gëzua kur mori vesh se kanceri ishte larguar.

Por gëzimi nuk zgjati për shumë kohë, pasi në vitin 2021 ata zbuluan se sëmundja ishte rikthyer. Jo vetëm kaq, ishte përhapur në të gjithë trupin e tij.

Ianit dhe familjes së tij i është thënë se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

Kur Ian ndau lajmin e tmerrshëm me vëllain e tij më të vogël, Peter, mosha e të cilit nuk dihet, ai shpërtheu në lot.

Por Ian, duke treguar guxim e ngushëlloi dhe i kërkoi falje që nuk mundi dot kancerin.

Një foto mallëngjyese e dy fëmijëve u postua në Facebook nga një burrë nga Oregon, i quajtur Banjemin Elliott, lidhja e të cilit me Ian dhe Peter nuk dihet.

Fotoja tregon Ian duke shtrënguar në krahë vëllain e tij të vogël, ndërsa i jep një puthje në ballë. Ndërkohë Peter ka shpërthyer në lot, raporton abcnews.al.

“Pa folur, kjo foto përcjell një mesazh më të fortë se sa fjalët”, ka shkruar Benjamin në mbishkrim.

Benjamin tha se Ian filloi të qante pasi mësoi se së shpejti do të vdiste, por jo sepse ishte i frikësuar.

“Në fakt, ai nuk ishte i frikësuar,” vazhdoi ai.

“Ian qau sepse, siç tha me fjalët e tij, “Unë dua të bëj vetëm një gjë të mirë në botë para se t’ju lë të gjithëve.”

Përdoruesi i Facebook shtoi se Ian zgjodhi t’i tregonte vetë miqve dhe vëllait të tij se kanceri ishte përhapur në gjithë trupin dhe nuk kishte asgjë për të bërë, shkruan Daily Mail.

Ian ishte shprehur se pavarësisht kësaj nuk do të ulej dhe të priste, por do të jetonte deri në ditën e tij të fundit./Abcnews.al/

Loading...