15-vjeçari shpik orën që nuk ju lejon të prekni fytyrën

Në kohën e pandemisë, prekja e fytyrës është një shprehi që mund të shndërrohet në veprim fatal për disa njerëz pasi duart tona bartin mikrobe nga sipërfaqet e kontaminuara në sy, veshë, hundë dhe gojë.

Kjo e frymëzoi britanikun 15-vjeçar, Max Melia, që ta shpikë orën Vybpro, e cila ofron ndihmë që njerëzit të mos e prekin fytyrën në mënyrë të pavetëdijshme dhe ta shmangin një pjesë të rrezikut nga infektimi me koronavirus, shkruan “CNN”.

Ora punon duke i njohur gjestet që lidhen me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Duke kombinuar teknologjinë unike me algoritmat për ta bërë dallimin mes prekjes së parashikuar të fytyrës dhe lëvizjeve të tjera të duarve, ora dridhet sa herë që personi i afron duart te fytyra.

Zbuluesi i kësaj ore rekomandon që njerëzit ta vendosin nga një pajisje të tillë në secilën dorë që t’i monitorojnë lëvizjet e të dy duarve.

Kjo ide Maksit dhe nënës së tij, Natalie, për herë të parë u kishte ardhur në mendje në vitin 2018, kur po diskutonin për të gjetur një mënyrë për parandalimin e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, kur pandemia e koronavirusit filloi të përhapej në tërë botën, rritja e numrit të viktimave e frymëzoi djaloshit që t’i përvishet punës.

Loading...