Më poshtë janë të renditur 16 prej tyre, që i dhanë fund jetës me vetëvrasje.
Gerard De Neval (1808-1855)
Nerval ishte i njohur si një poet romantik, që vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari vetën në një shtyllë në rrugë.
John Berryman (1914-1972)
Poeti amerikan ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe kjo tragjedi pati ndikim në letërsinë por edhe jetën e tij personale. Gjatë jetës së tij si i rritur, Berryman pati probleme me alkoolin, për çka edhe u shtrua në spital disa herë. Më 7 janar të vitit 1972 u hodh nga Ura e Uashingtonit në Mineapolis.
Jack London (1876-1916)
Shkrimtari i parë ‘miliarder’ në botë vuante nga çrregullimi bipolar dhe dyshohet se kjo e shtyu drejt vetëvrasjes. Megjithëse, ende ka dyshime lidhur me vetëvrasjen e tij, temat lidhur me vetëvrasjen që ka trajtuar në vepra, kanë bërë që njerëzit të mendojnë se mund ta ketë vrarë veten me qëllim.
Stefan Zweig (1881-1942)
Zweig ndodhej në mërgim dhe ishte në depresion të madh për situatën e atëhershme në Europë. Bëri vetëvrasje me gruan e tij, në Rio De Zhaniero më 22 shkurt të vitit 1942. Ndër të tjera, në letrën e tij të vetëvrasjes thuhej: “Europa u shkatërrua”.
Virginia Woolf (1882-1941)
Shkrimtarja e famshme angleze vuante nga një depresion i madh pasi përfundoi së shkruari librin e saj të fundit. Në vitin 1941, mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ouse.
Walter Benjamin (1892-1940)
Gjatë kohës sa shkrimtari hebre qëndronte në mërgim në Paris, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u pushtua nga ushtarët nazistë. Ai u arratis në qytetin Portbou, në kufi me Spanjën, por çdo herë frikësohej se do ta kapnin nazistët, andaj thuhet se kreu vetëvrasje nga mbidoza me morfinë.
Sergei Yesenin (1895-1925)
Problemet me alkoolin dhe në lidhjen me gruan e tij, bënë që Yesenin të kalonte ca kohë në spitalin psikiatrik. Megjithatë, kur doli nga spitali, për Krishtlindje, u var në një dhomë hoteli në Moskë. Pranë trupit të tij u gjet një letër që e kishte lënë për mikun e tij Mayakovski.
Vladimir Mayakovski (1893-1930)
Ashtu si miku i tij Yesenin, edhe Mayakovski nuk mund të bënte paqe me jetën. Kreu vetëvrasje në Moskë në një kohë kur ishte shumë pesimist lidhur me jobesnikërinë e njerëzve ndaj revolucionit.
Ernest Hemingway (1899-1961)
Autori amerikan gjatë gjithë jetës vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi. Ai e qëlloi vetën në kokë në verën e vitit 1961.
Anne Sexton (1928-1974)
Sexton po ashtu vuante nga depresioni, thuhet se kishte tendenca vetëvrasëse që mund të vërehen në librat e saj. Madje, në librin “Vetëvrasja e Anne Sexton”, vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë: “Ajo largoi pallton e vjetër të nënës së saj, hoqi të gjitha unazat, mbushi një gotë vodka, e mbylli vetën në garazh, ndezi motorin e veturës së saj duke kryer vetëvrasje nga helmimi prej monoksidit të karbonit”.
Cesare Pavese (1908-1950)
Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian Pavese, mori një mbidozë të tabletave të gjumit dhe i dha fund jetës së tij në një dhomë hoteli në Torino.
Romain Gary (1914-1980)
Romain Gary ishte i vetmi autor që fitoi dy herë çmimin Goncourt, një herë me emrin e vërtetë dhe herën e dytë me pseudonimin Emile Ajar. Dyshohet se i dha fund jetës i ndikuar nga tragjedia e vdekjes së gruas së tij në vitin 1979.
Primo Levi (1919-1987)
Levi kishte thënë se ka humbur besimin në Zot, pasi u kap nga nazistët dhe u dërgua në kampin e Aushvicit. Në moshën 68-vjeçare u hodh nga shkallët e ndërtesës ku banonte.
Yukio Mishima (1925-1970)
Shkrimtari japonez, i cili po ashtu ishte nacionalist formoi policinë e tij të krahut të djathtë të quajtur “Tatenokai”. Bashkë me këtë grup shkoi në Tokio ku vizitoi Komandën Lindore të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë, morën peng komandantin dhe paraqitën kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij nuk i frymëzoi ushtarët, Mishima u kthye në zyrë dhe kreu një lloj vetëvrasje që në Japoni njihet si ‘seppuku’.
Sylvia Plath (1932-1963)
Poetja amerikane vuante nga çrregullime të mëdha bipolare. Ishte në vitin e dytë në kolegj kur tentoi të bënte vetëvrasje për herë të parë, megjithatë u diplomua si grua e suksesshme. Në vitin 1963, la gati qumështin dhe biskotat për fëmijët e saj, mbylli derën duke u siguruar që gazi të mos depërtonte dhe thuhet se kreu vetëvrasje duke e futur kokën në furrë.
David Foster Wallace (1962-2008)
Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashkëkohore amerikane, David Foster Wallace, vuajti nga depresioni për afro 20 vjet. I dha fund jetës në shtator të vitit 2008.