Mamaja e Julie tha se kjo që i ndodhi familjes është e “papërballueshme”.
Autoritetet shëndetësore e konsideruan vdekjen e 16-vjeçares “tragjike”, ndërsa thanë se pjesa më e madhe e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshuar dhe që kanë probleme serioze shëndetësore.
Sipas motrës së saj të madhe, e mitura nuk kishte probleme të tjera me shëndetin.
“Ndaloni së menduari që ky virus infekton vetëm të moshuarit. Të gjithë mund të prekemi nga COVID-19”, tha motra e së ndjerës.
Po ashtu, familjarët u shprehën për mediat vendase se e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe se Julia ankohej fillimisht vetëm për kollën. Shëndeti i saj u përkeqësua gjatë javës, citon vizionplus.
Loading...