16-vjecarja shet trupin per te mbajtur familjen

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Ata bien dakord për 50 mijë lekë të vjetra paradhënie, ndërsa takimi do të realizohet në shtëpinë e Lacit.

Vajza e mitur tregon, se ka sjellë në jetë një fëmijë 6 muajsh e me të ardhurat e saj mban familjen. Ajo thotë, se ka punuar në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë e Kosovë.

Prostituta– A, i, uuu, i, aaa. Ç’kemi?

Qytetari- Si kalove ti?

Prostituta- Si je?

Qytetari- Tani si do ta lëmë? Sa lekë do?

Tutori- Një 50- tshkë!

Qytetari- 50 mijë lekë? E sa do rrimë?

Prostituta- 1.

Qytetari- Vetëm një kshu, o? Të prishur?

Prostituta- Të prishur!

Qytetari- 50 mijë lekë edhe rrimë, bëjmë edhe një çikë muhabet, e rrimë komod!

Prostituta- Jo, dy herë të vete 70!

Qytetari- Ti sa vjeçe je vetë?

Prostituta- Po sa vjeç jam?

Qytetari- Po hë më, po të pyes, se s’ka noi gjë!

Prostituta- Pak rëndësi ka, sa vjeçe jam.

Qytetari- Pak rëndësi ka, po mirë më mirë, se un kërkova një kshu, domethënë pak 16-17-18 vjeç, prandaj domethënë.

Prostituta- 16!

Qytetari– Sa?

Prostituta- 16!

Qytetari- 16-vjeçe?

Qytetari- Mirë perfekte! Ca ore do ta lëmë?

Tutori- Në ça ore do ta lëmë?

Prostituta- Po e lëmë o, që tashi!

Qytetari- Po tashi, të iki unë të marr nja dy gjëra, të marr edhe ca lekë, se i kam poshtë!

Qytetari- Kshu po mos të ketë njëri aty! Të jemi vetëm!

Tutori- Jo, do t’i pastroj unë!

Saimir Kodra: Pasi bëhet biseda me dy agjentët tanë, do 50 mijë lekë vajza, pastaj bisedë muhabet mund të bësh sa të duash. Pastaj shkuan tek shtëpia e Lacit, agjenti që u infiltrua u fut brenda. S’besoj se e dyshoni që nuk e preku me dorë vajzën… Minimalisht po ta marrim që ka punuar edhe 2 vjet përpara, ka qenë 14 vjeçe. Nuk besoj se ka qenë një 14-vjeçare që ka dashur të shkojë në këto lloj gjërash. Dikush e ka dhunuar, dikush e ka detyruar të bëjë këtë lloj aktiviteti të jashtëligjshëm.

Gentian Zenelaj: Kur ka ngel shtatzënë, minimumi ka qenë 15 vjeçe.

Saimir Kodra: Pas një bisede të gjatë, nga e cila kemi marrë vetëm esencën, në fund fare i bie prapë telefoni nga dikush, që i thotë hajde se erdhi klienti i radhës.

Tutori 2 – Hajd, se ktu jemi goca, çuna…

Qytetari- Hë mo, si jeni?

Tutori 2- Më jep një 1 mijë leksh, të pi një kafe!

Qytetari- Tani ik, të mbaroj punë!

Prostituta- Ku kam unë, oo…

Tutori 2- Hë atij, nëm nanjë të vogël!

Qytetari – Po ik tashi, të ashtu unë, çke ti..?!

Prostituta- Lekat!

Qytetari- 2,3,4.., ke 50 mijë lekë ktu! Numëroji e jemi në rregull!

Qytetari- Lekët i more, tani je rehat, rri për qejfin tënd!

Qytetari– Bëjmë cikë muhabet, një kshu, një ashtu, se e kam…

Prostituta- Po e se e kam çikë kshu me nxitim unë, prandaj…,më kupton? Se do iki në shpi, kam që dje ktuja, më shikon, si jam? Me…

Qytetari- Që dje, po unë, që dje të kërkova…

Prostituta- Që dje! Shiko! Si zyrë jam bërë!

Qytetari- Po trupin, kshu, të mirë e ke trupin?

Prostituta- Sa kam pjellë, ça mirë e kam?!

Qytetari- Hë, je me fëmijë?

Prostituta- Po! Kam një bebe!

Qytetari– Me vërte, më?

Prostituta– Po, 6-muajsh!

Qytetari- Po ti je e vogël, 16 vjeç..!

Prostituta- E vogël jam, po hë..!

Prostituta- Unë nuk kam punuar saktë.

Qytetari- Vetëm në Korçë ke punuar?

Prostituta- Në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë, Kosovë.

Qytetari– Në Kosovë ka lekë?

Prostituta- Ncuq!

Qytetari- Po kshu, në shkollë, s’vete ti?

Prostituta- Në shkollëëëë…? Ca thua ti mo? Ç’është kjo shkollë?!

Qytetari- S’ke vajtur fare në shkollë?

Prostituta- Kam bërë 5 klasë, pastaj s’kam bërë më tej. Po amam me të shkrojtur, me kto, jam shumë mirë.

Qytetari- Ti sa vite ke, që punon kshu, prostitutë?

Prostituta- Po nuk punoj o, shumë rrallë!

Prostituta- Po punoj, por jo kshu ama, e kam filluar në dy lokale tallava, balerinë.

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Hë?

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Po 20 mijë leka si rrogë, thjesht për të kërcyer, veç pijeve, që të qerasnin.

Qytetari- Je e lodhur më?

Prostituta- Po bre, s’kam fjetur gjumë, që dje.

Qytetari- Në Korçë, çne, që erdhe them, ishe andej e kshu?

Prostituta- Po ardha, sepse kam familjen ktu edhe familja në mua mbahet, plus që kam fëmijën, s’rri dot vetë.

Tutori- XXX!

Prostituta- Po!

Tutori- Të kërkojnë në telefon!

Qytetari- Çikë më vonë, thuaj!

Tutori- Fol!

Anxhela- Alo!

Telefoni- Dëgjo!

Prostituta- Po!

Telefoni- Dëgjon them?

Prostituta- Po!

Telefoni– Ta dërgova XXX tani aty, dëgjon?

Prostituta- Hë, O ardhi ai, o…

Telefoni- Çohu avash-avash!

Prostituta- Po i bie buries jashtë.

Telefoni- Eh mirë! Ik ti tashi! Shko në shpi, laju, ça do bësh edhe ik, shko, pastaj do ngjitesh lart te lokali!

Prostituta- Nuk e di, jam fare pa gjumë.

Prostituta- S’po më flihet gjumë!

Telefoni- Tek ai adresitua e ka emrin, shiko njëherë, ça do bësh, edhe më merr në telefon!

Saimir Kodra: Nuk kam asnjë fjalë më shumë nga ajo që patë, por edhe një herë po ju kujtoj juve dritëshkurtërve. Vërtetë bota ka shoqëruese a ku di unë çfarë tjetër, por nuk gjen kurrkund në asnjë vend 16-vjeçare. Dhe për më tepër, përveç ushtrimit të kundërligjshëm që bëjnë, është edhe minorene. Policia i ka emrat, ka fytyrat. Vajzat i kemi mbuluar për të mos i diskriminuar më shumë se sa çka ndodhur në jetën e tyre. Por këto, Laci e Baci, t’i keni atje.

Gentian Zenelaj: Ore me ato do të merret policia, unë e kam fjalën për institucionet sociale në Korçë, keni një vajzë 16-vjeçare me një fëmijë 6 muajsh, pa shkollë, pa punë dhe pa arsim, që do të jetojë

Loading...