17-vjeçarja rrëfen historinë tronditëse

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë rrëfimin tronditës të një vajze 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj.

17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babit monstër, por për të shpëtuar motrën dhe vëllain e saj që jetojnë ende në atë familje.

Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë.

Vajza thotë se sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme. Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai monstër ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël.

17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të.

Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues dhe tragjik, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje. Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera

Loading...