Një adoleshente, e cila u përdhunua kur ishte fëmijë, nuk mundi ta vazhdonte më jetën e saj. Noa Pothoven vendosi që të vdiste në një klinikë eutanazise.
17-vjeçarja vdiq më 26 maj në një spital pasi iu dha e drejta për të vdekur në Hagë.
Adoleshentja holandeze nga Arnhemi mendoi se jeta e saj ishte bërë e padurueshme dhe nuk mund të vazhdonte më.
Noa shkroi një autobiografi të quajtur ‘Winning or Learning’ rreth betejave të saj me shëndetin mendor pasi raportohet se u ngacmua seksualisht dhe u përdhunua në moshë të vogël.
Si pasojë ajo vuante nga një çrregullim stresi post-traumatik, depresioni dhe anoreksia.
Noa tha se donte që libri i saj të ndihmonte të rinjtë që luftojnë me jetën, duke thënë se Holanda nuk ka institucione apo klinika të specializuara ku adoleshentët mund të shkojnë për ndihmë psikologjike ose fizike.
Në një postim në mediat sociale, një ditë para vdekjes së saj, Noa bëri publike vendimin për ti dhënë fund jetës.
“E kam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ose jo ta ndaja me ju këtë, por vendosa ta bëj gjithsesi,”-shkroi ajo.
Ndërsa shtoi: “Ndoshta kjo do jetë suprizë për disa, duke pasur parasysh postimet e mia në lidhje me klinikat e shëndetit mendor, por plani im është menduar prej shumë kohësh dhe nuk është marrë në mënyrë impulsive. Brenda një maksimumi prej 10 ditësh do të vdes. Pas shumë vitesh ballafaqimi dhe lufte, jam e lodhur. Nuk ha dhe nuk pi prej kohësh dhe pas shumë dikutimesh dhe vlerësimesh vendosa të shkoj sepse vuajtja ime është e padurueshme.”
Noa theksoi se nuk ndihej më e gjallë: “Unë marr frymë por nuk jetoj.”
Më pas u kërkoi ndjekësve të saj në Instagram që të mos i kërkonin ta bindnin sepse ky ishte vendimi i saj më i mirë dhe përfundimtar.
Sipas ligjit holandez, eutanazia është e ligjshme për sa kohë që ajo kryhet në përputhje me standardet strikte të përshkruara në Aktin ‘Përfundimi i Jetës me Kërkesë dhe Vetvrasësjes së Asistuar (Procedurat e Shqyrtimit)’, e cila u miratua në parlament në vitin 2001 dhe u bë ligj në 2002.