Një 17-vjeçare është gjetur në mes të një fushe e pajetë dhe e masakruar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ne provincën Cebu në Filipine.
Christine Silawan, një nxënëse e klasës nëntë, mendohet se është përdhunuar dhe më pas masakruar, ndërsa trupi i saj u gjet i hedhur në një fushë.
Nëna e vajzës ka thënë se e bija shkonte çdo të dielë në kishë, por këtë herë ajo nuk u kthye në shtëpi. Të alarmuar prindërit lajmëruan edhe policinë, të cilët e kanë gjetur të shpërfytyruar nga fytyra.
Loading...