18 Nëntori është dita e 322-të e kalendarit gregorian (dita e 323-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 43 ditë.
Ngjarje
1307 – Sipas legjendës William Tell e gjuan mollën mbi kokën e birit të tij.
1493 – Christopher Columbus për herë të parë arrin në tokën e quajtur tani Puerto Riko.
1918 – Letonia shpall pavarësinë nga BRSS.
1926 – George Bernard Shaw refuzoi të pranojë paratë për Çmimin e tij Nobel duke thënë : “Mund t’ia falë Alfred Nobelit për zbulimin e dinamitit, por vetëm një shpirt i keq në formën e njeriut mund ta ketë zbuluar Çmimin Nobel.”
1928 – U paraqit filmi i shkutër i animuar Steamboat Willie. Filmi i parë i animuar me zë nën udhëheqje të kompanive Walt Disney dhe Ub Iwerks. Në këtë film paraqiten personazhet e njohura Mickey dhe Minnie Mouse. Kjo datë gjithashtu llogaritet nga korporata Disney si ditëlindja e Mickey Mousit.
1982 – Boksieri 21 vjeçar Duk Koo Kim vdes pa pritur nga lëndimet në kokë gjatë rundit të 14-të në takimin me boksierin amerikan Ray Mancini në Las Vegas duke qenë shkak i reformave në sportin e boksit.
1991 – Beteja e Vukovarit.
Lindje
1975 – Altin Lala, futbollist shqiptar
1961 – shkurte Fejza, këngëtare kosovare
1966 – Jorge Camacho, shkrimtar spanjoll
1968 – Owen Wilson, aktor amerikan
1969 – Sam Cassell, basketbollist amerikan
1978 – Damien Johnson, futbollist irlandez
1982 – Akeno Watanabe, dublues japonez
Vdekje
1886 – Chester A. Arthur, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1922 – Marcel Proust, letrar francez
1941 – Walther Hermann Nernst, kimist dhe fizikant gjerman
1962 – Niels Bohr, kimist dhe fizikant danez
1977 – Kurt von Schuschnigg, politikan austriak në periudhën 1934-193