18-vjeçari shqiptar bie nga 10 metra lartësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli.

Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Çdo përpjekje e mjekëve për ta mbajtur në jetë të riun rezultoi e padobishme, pasi lëndimet nga rrëzimi ishin shumë të rënda. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

Loading...