180 pronarët që përfitojnë 1.6 mln euro kompensim

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje se më datë 23 nëntor 2018 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 182 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Për 182 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret ligjore të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.

Kështu, kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa, është në vlerën 203.614.601,15 lekë, më shumë se 1.6 milionë euro.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Lista e pronarëve që kompensohen:

https://drive.google.com/file/d/1SJr634zmXL0rpSAMv39WBrqU0Tljr4lN/view

Loading...