Mbi 1800 efektivë të policisë së shtetit janë angazhuarpër të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar gjatë ditës së sotme.
Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja.
Në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.
Në pjesën anësore të kryeministrisë, janë vemdosur edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.
Oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.
Ndryshe nga më parë, tek kryeministria është vendosur një rrethim metalik që i është bërë perimetrit të godinës, ndërsa është hequr edhe skela para hyrjes së godinës, e cila u përdor nga protestuesit për të goditur xhamat e derës herën e kaluar.
Ajo cka bie në sy është edhe heqja e skelës së vendosur para portës kryesore të kryeministrisë e cila në protestat e kaluara u përdor nga pjesëmarrësit për të hipur sipër saj.