Ja 19 aktorët e njohur shqiptarë, që dukeshin si yje Hollivudi!
1. Timo Flloko ka qenë ndër aktorët më të bukur shqiptarë, fama e të cilit shkoi deri në Amerikë ku jetoi për 7 vite dhe arriti të futet në botën e Hollivudit.
Timo e nisi karrierën si aktor që 19 vjeç dhe u kthye shpejt në yllin e kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mure” e shumë të tjerë.
2. I pashëm, me flokë kaçurrelë dhe tipare të errëta, Xhevdet Ferri ka qenë dhe mbetet ndër aktorët më të dashur për publikun. Me rolin e Trimit tek “Përrallë nga e kaluara”, Xhevdet Ferri tërhoqi vëmendjen e të gjithë vajzave. Ai ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të njohur si “Delegacioni”, “Koha e kometës”, “Treni niset në 7 pa 5” e të tjerë.
3. Po ashtu edhe Gëzim Rudi ka qenë dikur fiksimi i vajzave. Aktori me flokët kaçurrela kishte një pamje shumë tërheqëse dhe vazhdon ta ketë edhe sot e kësaj dite. Ai ka luajtur në filma të njohur si “Hije që mbeten pas”, “Muri i gjallë”, “Një ditë nga një jetë” e shumë të tjerë.
4. Teksa aktorët e mësipërm kishin pamje mesdhetare, Viktori Zhusti ishte një bukuri krejt tjetër. Vajzat çmendeshin pas syve bojëqielli të Viktorit i cili edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë një aktor shumë tërheqës. Viktori Zhusti ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Kur xhirohej një film”, “Nëntori i dytë” etj.
5. Edhe Andon Qesari ka qenë ndër aktorët më të pashëm shqiptarë. Pamja e tij karakterizohej nga shikimi i vrëngët dhe burrëror. Ai ka mbi katër dekada në skenë dhe ekran duke luajtur në shumë filma ku përmendim “Gjurma”, “Pylli i lirisë”, “Tela për violinë”.
6. Nuk mund të harronim as Alfred Bualotin, një nga aktorët më simpatik shqiptarë i cili e filloi karrierën me rolin e Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Edhe sot e kësaj ditë Alfredin e thërrasin Vlashi dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite, ai mbetet një burrë i pashëm. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Njeriu me top”, “Dy herë mat”, “Tela për violinë”.
7. Në këtë listë bën pjesë edhe aktori i njohur i skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, Gjergj Lala. Gjergji ka luajtur në filmat “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Gjurmë në kaltërsi” e shumë filma të tjerë shqiptare e italianë.
8. Shumë simpatik ka qenë edhe aktori Ardian Cerga, i njohur për rolet në filmat “Pranvera s’erdhi vetëm” apo “Mësonjëtorja”. Ardiani edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më tërheqës dhe shumë të pëlqyer sidomos nga gjinia femërore.
9. Aktor tërheqës ka qenë dhe mbetet edhe Mevlan Shanaj. Dikur ishte shumë i pëlqyer nga vajzat, por edhe sot të gjithë habiten që ai është tek të 70-tat pasi vazhdon të duket i ri dhe shumë energjik. Mevlani ka luajtur në filma shumë të njohur si “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.
10. Artan Imami vazhdon edhe sot të jetë një burrë shumë i pashëm. Artani ka luajtur në filma të njohur shqiptarë si “Me hapin e shokëve” apo “Nata e parë e lirisë”.
11. Ndër aktorët e vjetër simpatikë shqiptarë është edhe Reshat Arbana, i cili numëron mbi 35 role në kinematografinë shqiptare. Ndër rolet e tij më të spikaturja janë Samiu tek “Fije që priten”, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni”, e shumë të tjerë.
12. Sot është 75 vjeç, por dikur edhe Rikard Ljarja ka qenë një ndër aktorët më bukurosh shqiptarë. Rikardi ka luajtur në filmat e njohur “Komisari i dritës”, “Duel i hedhur”, Rrugë të bardga” në rolin e Dedës etj, transmeton Xing.
13. Ka qenë dhe vazhdon të jetë aktor shumë simpatik edhe Ndriçim Xhepa. Në pamjen e tij dallonin sytë e shkruar. Nriçimi ka luajtur rreth 40 role ku më i njohuri është në filmin “Flutura në kabinën time”.
14. Po ashtu edhe Aleksandër Moisiu ka qenë një aktorët shqiptarë më të pashëm, me një pamje si aktorët e Hollivudit. Aleksandri e zhvilloi karrierën e tij në Austri dhe Gjermani dhe që nga rinia e tij nuk e vizitoi më Shqipërinë.
15. Kristaq Antoniun mund ta krahasojmë lehtë me aktorët turq për shkak të tipareve dalluese.Kristaq ishte me origjinë nga Korça dhe lindi në Bukuresht. Ai ishte aktor, tentor dhe bariton. Kristaqi e kaloi pjesën më të madhe të jetës jashtë vendit por në vitin 1942 u kthye përfundimisht në Shqipëri ku organizoi turne në shumë qytete, transmeton Xing.al.
16. Guljelm Radoja ka qenë po ashtu ndër aktorët më simpatikë, në pamjen e të cilit bie në sy shikimi i mprehtë. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma”. Guljelm ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë si “Shtigje lufte”, “Gëzhoja e vjetër”, “Flutura në kabinën time, “Mësonjtorja”, “Gjeneral gramafoni”.
17. Nuk mund të harronim as Kastriot Çaushin, aktorin e mirënjohur që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më të pashëm. Roli i tij më i spikatur është ai i Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi”, por edhe ai i Ilirit në filmin “Shirat e vjetër”.
18. Edhe Xhelal Tafaj ka qenë ndër aktorët më simpatikë të kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur rolin e Antonios në filmin “Tomka dhe shokët e tij” e shumë role të tjera në filma të njohur.
19. Shumë i pashëm në atë kohë ka qenë edhe aktori Zef Bushati i cili ka interpretuar në filmat “Shtigje lufte” në rolin e një kapiteni italian, “Udhëtim në pranvere”, “Shoku ynë Tili”, “Njeriu me top” etj./Xing