19 anije me mbi 14 mijë kontejnerë u përpunuan gjatë korrikut të këtij viti

Në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit gjatë muajit korrik të këtij viti janë përpunuar 19 anije të specializuara – bën të ditur Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës.

Nga të dhënat operative të APD, vetëm gjatë muajit që kaloi në kalatat e këtij terminali janë përpunuar 14,072 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Duke iu referuar statistikave, që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit ka patur një rritje graduale të numrit të kontejnerëve të përpunuar.

Kujtojmë se në 6 muajt e parë të këtij viti në këtë Terminal janë përpunuar 94 anije të specializuara me 70.483 njesi kontejnerike TEU gjithsej.

Shifra e 6-mujorit janar-qershor është 5,308 njësi më e lartë se sa ajo e regjistruar në fund të 6-mujorit 2018./atsh

Loading...