2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të bashkëshortit, zbulohet pasuria e ‘çmendur’ e pastrueses

Pasuri të tjera kanë dalë në dritë në emër të pastrueses Rozeta Dobi. Së fundmi, Report TV, ka zbuluar se në emër të bashkëshortit të Rozetës, Spartak Dobit dhe të birit figurojnë katër pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Spartak Dobi është bashkëpronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 57 m2 dhe 61 m2, fituar në vitin 2013. Deklarohet vetëm vlera e apartamentit 61 m2, 3 500 000 lekë. Në vitin 2018, Dobi është bërë pronar i 3 mijë m2 vresht në periferi të Tiranës, blerë për 12 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa, në emrin e të birit Havier Dobi rezulton vetëm një makinë Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz. Makina është blerë në dhjetor 2022, gjatë periudhës kur Rozeta Dobi kishte vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit. Nga koha e krijimit të pasurive, duket se vetëm makina është blerë me para të vjedhura.

Në media janë raportuar edhe për dy makina të tjera, por në dokumente figuron vetëm kjo makinë në emrin e Havier Dobit. Rozeta Dobi kishte që në vitin 2010 që punonte si pastruese. Nga ana tjetër, Spartak Dobi ka deklaruar se ka marrë para dëmshpërblimi si i ish persekutuar politik.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.

Ishte ish-zyrtarja Alda Klosi që denoncoi se në shtëpi i ishin vjedhur mijëra euro. Sanitarja dhe djali në shtëpinë e saj dyshohet se kanë vjedhur 120 mijë euro, ndërsa në total në banesën e autorëve u gjetën 530 mijë euro.

Ndërkohë, më herët u bë me dije se përveç shumave të gjetura në banesën e Dobit në emër të saj rezultonte dhe një llogari bankare, shuma e së cilës nuk është zbuluar./Shqiperiaime

Loading...