2 të a rrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, një 19-vjeçar akuzohet për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa një 40-vjeçar drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistet për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të vogla.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 40 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...