Konflikti për shkak të tokës mes disa kushërinjve ka çuar në një tragjedi të vërtetë në Turqi.
Mediat turke bëjnë me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur këtë të diel në Sanliurfa.
Kanë qenë dy kushërinj të parë që kanë nisur sherrin dhe menjëherë më pas janë bashkuar edhe të afërm të tjerë.
Muzaffer Kubat dhe Mehmet Kubat kanë ndërruar jetë menjëherë, ndërkohë 7 të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 5 persona.
(SHQIPERIA IME)
Loading...