20 minuta në natyrë për të ulur nivelin e stresit

Njëzet minuta. Kjo është koha minimale e kaluar në natyrë që ndihmon të redukohet niveli i hormoneve të stresit, sipas një studimi të ri, shkruan Zëri.

Studimi, i kompletuar nga studiuesit e Universitetit të Michiganit, MaryCarol Hunter, Brenda Gillespie dhe Sophie Yu-pu Chen, u bë i ditur të enjten. U konkludua që një ecje 20 deri 30 minuta, ulja apo kompeltimi i aktiviteteve fizike jashtë në natyrë, mund të reduktojë problemet me shëndet sikur stresi kronik, presioni i gjakut, kolestreoli, sëmundjet e zemrës dhe pesha.

Rreth 44 njerëz participuan në studimin tetë javorë, dhe kishin një eksperiencë në natyrë tre herë në javë.

Hunter tha se pjesëmarrësve u lejohet të vendosin se çfarë të bëjnë dhe ku të shkojnë të jenë në harmoni me natyrën. Ajo, Chen dhe Gillespie përfunduan se 20 minuta ishin të mjaftueshme, sepse statistikat treguan një ulje graduale të stresit. Por ata gjithashtu vunë re një rënie dramatike të stresit pas 10 minutash shtesë.

“Tridhjetë minuta është koha ideale për reduktimin më të madh të stresit, por 20 minuta është e mjaftueshme,” tha ajo.

Sfida më e madhe për njerëzit është angazhimi, tha Hunter dhe duke zgjedhur për të ndaluar atë që po bëjnë për të shijuar jashtë për 20 minuta në ditë. Por Hunter tha se çdo kohë larg nga oraret e zënë dhe celularët mund të përmirësojnë shëndetin e një individi.

“Filloni me pesë minuta dhe shikoni se çfarë efekti ka,” tha ajo.

Loading...