Janë ende mijëra të vrarë, të zhdukure gra të përdhunuara.
Por, ndërkohë që serbët menduan që përmes asaj lufte t’i zhduknin shqiptarët, ajo na bëri me të fortë duke na bashkua edhe më tepër me njeri-tjetrin, transmeton Albeu.com.
Në emisionin e sotëm “Dua të të bëj të lumtur” ka dalë familja Bytyçi nga Malisheva për të falenderuar dy familjet nga Shqipëria që i hapën shtëpitë në vitin e zi 1999.
Filimisht ishte familja Axhami nga Kukësi që i morën nga në të ftohtë duke i mbajtur disa muaj në shtëpi. Më pas ata u nisën për në Tiranë duke u pritur nga familja Hyseni.
Familja Bytyçi u ka falenderuar ta dyja familjet duke thënë se i kanë bërë të ndihen në familjen e tyre.
“Faleminderit Shqipëri! Faleminderit vëllezër që na hapët dyert”, u shprehen familja Bytyçi.