Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën se një vajzë, rreth rreth 20-vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 17:46.
“Sot, me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, policia ka pranuar një informatë se në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë, një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas mjekëve, nuk u ka mbijetuar plagëve”, tha Hoxha.
Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.
Loading...