200 të burgosur në burgun e Reçit në Shkodër i kanë kanë nisur një shkresë kryeministrit Edi Rama, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për të kërkuar amnisti. Për shkak të shkarkimit të 60 për qind të gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e vettingut, të burgosurit pretendojnë se janë viktima të një sistemi të korruptuar që ka favorizuar personat që kanë para. Në shkresën e amnistisë ata shprehen se po vuajnë dënime të padrejta për shkak të vendimeve të dhëna nga këta prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Kërkojmë të vini dorën në zemër, të bëni akt mirësie ku të jepni një amnisti gjithëpërfshirëse”, thuhet në shkresë ku shtohet se kësaj situate i shtohet edhe dhimbja për të afërmit që ata i kanë humbur për shkak të pandemisë.
Të burgosurit e Reçit duan amnisti të përgjithshme, 200
Të dënuarit e Shkodrës pretendojnë për një amnisti të përgjithshme që sipas tyre lind si pasojë e rezultateve të vettingut./joq