2019 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë për Evropën me temperaturë mesatare pothuajse 2 gradë mbi ato të regjistruara që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të.
Sipas studimeve, përqendrimet e karbonit atmosferik që drejtojnë temperaturat më të larta vazhduan të rriten në vitin 2019, duke arritur nivelet e tyre më të larta në rekord në të gjithë planetin.
Të dhënat e lëshuara këtë të mërkurë, në Ditën e 50-të Botërore të Tokës flasin për muaj të nxehtë në shkurt, qershor dhe korrik; thatësira, shira të dendur dhe shkrirje akulli në Grenlandë.
Të dhënat tregojnë se pesë vitet e kaluara kanë qenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë dhe viti 2019 është viti i dytë më i nxehtë në botë. Periudha nga 2010-2019 ka regjistruar temperatura rekord.
Që nga viti 1997, akullnajat e Evropës për çdo metër katror kanë humbur mesatarisht 16 ton ujë të freskët.Në raport thuhet se temperaturat e verës në vitin 2019 në disa pjesë të Evropës arrinin 3 deri në 4 gradë më të larta se normale.