Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në emisionin “Java” në Radio-Televizionin Shqiptar.
“Në kujtesën time si Kryeministër, viti që lamë pas ka qenë viti më i vështirë, që në gjysmën e parë u karakterizua nga një ngërç i madh, nga një situatë ku u vumë të gjithë në pozitë të vështirë si vend dhe pastaj me një palë zgjedhje jo atipike, por realisht të pazakonshme deri në fund, zgjedhje të bojoktuara nga opozita dhe në një pjesë të madhe të bashkive me një kandidat”, – theksoi Rama.
Pastaj, vijoi Rama, një tërmet psikologjik për këtë shoqëri që është e lidhur pazgjidhmërisht me ëndrrën europiane, refuzimi i vendimit për të çelur negociatat për anëtarësim nga BE dhe pastaj një kulmim tragjik me tërmetin e 26 nëntorit.
“Në këndvështrimin tim ka krijuar mundësinë e një fillimi të ri. Besoj që ky vit që sapo ka filluar do të jetë viti i një fillimi të ri edhe falë shtysës dhe energjive që gjeneroi situata e tërmetit”, – tha Kryeminstri Rama./atsh